Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin “Ritmi i Europës”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-10 10:08:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com•¥ÿqŸØ‡

Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin “Ritmi i Europës”

Shoqëria për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, nga Shkupi në partneritet me Komunën e Gostivarit, do të realizojnë programin “Maqedonia në ritmin e Evropës”, dedikuar fëmijëve të Komunës së Gostivarit, transmeton Zhurnal.

Me këtë program, siç njoftojnë nga Zyra për Informim e Komunës së Gostivarit, inkuadrohet në realizimin e këtij projekti të dedikuar për fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm për të cilët ofrohet trajnim falas.

Fëmijët përgatiten që të marrin pjesë dhe ta përfaqësojnë komunën në shtetin e Evropës i cili do t’i ndahet nga ana e organizatorit të manifestimit “Maqedonia në ritmin e Evropës” në koncertin final i cili do të mbahet në Shkup me transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar.

“Me këtë rast, në territorin e komunës së Gostivarit do të realizohet audicion për fëmijët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe të përzgjedhë deri në 20 fëmijë më të talentuar të cilët do të marrin pjesë në trajnimet e mëtejshme falas dhe në ceremoninë përmbyllëse.Organizatori do të mbajë prova me fëmijët e përzgjedhur në audicionin me qëllim që t’i përgatisë për manifestimin përmbyllës në të cilin do të prezantohen komunat në disiplinat solo këndim dhe vallëzim modern e cila do të shkojë në transmetim televiziv të drejtpërdrejtë. Fëmijët e përzgjedhur në audicionin të cilët do t’i përfaqësojnë komunat, do të prezantohen në gjuhë të hua”, thuhet në kumtesëj.

Fituesi, shtohet më tej, do të zgjidhet me votat e publikut përmes votimit me SMS dhe votimit të jurisë e cila do të përbëhet prej përfaqësuesve të të gjitha komunave pjesëmarrëse, prej të gjithë operatorëve celularë.

Pesëdhjetë për qind e mjeteve të fituara neto prej të gjitha votave me SMS do të dedikohen për qytetin fitues si shpërblim, të cilat do të shfrytëzohen për qëllime të caktuara.

Pikët jepen në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv sipas sistemit të votimit në Evrovizion, kurse edhe Komuna e Gostivarit do të ketë një anëtar të jurisë gjatë transmetimit televiziv i cili do të votojë prej 1 deri në maksimum 20 pikë.

Në transmetimin televiziv të drejtpërdrejtë secila komunë do të ketë incizuar një intervistë me kryetarin e komunës.

Në periudhën e kohëzgjatjes të kësaj marrëveshje, Komuna e Gostivarit do të vendos bashkëpunim me njërin nga ambasadorët e Evropës të cilët e përcjellin dhe e përkrahin manifestimin “Maqedonia në ritmin e Evropës”.

Për këtë qëllim dhe për t`u koordinuar, në mjediset e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, u realizua takimi mes drejtuesve të Shoqërisë për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *