Home / Kryesoret / Komuna e Gostivarit: IRTRR intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-15 12:49:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Komuna e Gostivarit: IRTRR intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për veprimin joligjor të Inspektoratit republikan për transport rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar ka inspektorat, jashtë kompetencave të veta ditën e premte (09.02.2017), ka kryer kontrolle të automjeteve që bartin nxënësit e shkollave brenda territorit të Komunës së Gostivarit, një kompetencë që nuk i takon dhe bie ndesh me ligjin për transport në komunikacionin rrugor.

Në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, respektivisht neni 87, saktësohet që: “Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe rregullat e sjella në bazë të këtij ligji që lidhet me transportin rrugor komunal, transportin e taksi-veturave, si dhe transportin e veçantë të udhëtarëve, kryhet në territorin e komunës nga inspektorët e autorizuar për qarkullimin rrugor të nivelit komunal”.

“Ligji tregon saktë që kompetencat për këtë lloji veprimtarie i takojnë Inspektoratit të autorizuar për qarkullimin rrugor të Pushtetit Lokal. Duke iu referuar ligjit për transport në komunikacionin rrugor, konkretisht nenin 87, ky intervenim i Inspektoratit republikan për transport rrugor, rezulton të jetë tendencioz dhe i motivuar politikisht”. citohet në njoftimin e komunës së Gostivarit.

Komuna fton organin e lartpërmendur tu bindet dispozitave ligjore, dhe në të ardhmen të mos ndërhyjë në kompetencat e garantuara me ligj të Pushtetit Lokal, në këtë rast të Komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *