Home / Lajme / Maqedoni / Kosova nuk i përzihet Maqedonisë, platformën e bënë shqiptarët në Shkup

Kosova nuk i përzihet Maqedonisë, platformën e bënë shqiptarët në Shkup

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj tha se Kosova nuk përzihet ne punët e brendshme të Maqedonisë, por se interesohet për të ardhmen e Maqedonisë pasi si­ç tha kjo është edhe në interes të Kosovës, për ta parë një Maqedoni perëndimore dhe euroatlantike.

“Ne në jetën tonë individuale dhe kolektive kemi ambicie të reja, kështu e kam kuptuar hartimin e kësaj platforme e cila është prodhim i vet faktorit politik shqiptarë. Por në kohën në të cilën ne jetojmë natyrisht që kërkesat bazike që gjuha shqiptare të jetë zyrtare është një domosdoshmëri e pandalshme po kjo i takon faktorit shqiptare në Maqedoni që ta përcaktoj”, u shpreh Enver Hoxhaj, Ministër i punëve të jashtme të Kosovës.

Hoxhaj foli edhe në kontestin rajonal me çka tha se Serbia ka një qasje që nuk është në favor të Paqes.

“Kush është kërcënues më shumë I paqes në rajon? Mund të them se Serbia iu është  kthyer disa hartave të vjetra mentale  të cilat vërtet nuk janë në favor të paqes”, shtoi ai.

Hoxhaj përmendi disa provokime si të Serbisë që ka bërë ndaj Kosovës si ai me murin në Mitrovicë, trenin me mbishkrimet Kosova është Serbi, pastaj keq përdorimin e Interpolit për arrestimin e kosovarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *