Home / Lajme / Rajon / KRITERET që duhet të përmbushin studentët për t’u bërë mjekë të ardhshëm

KRITERET që duhet të përmbushin studentët për t’u bërë mjekë të ardhshëm

Pas përcaktimit të kritereve të pranimit për vitin akademik 2017- 2018, Universiteti i Mjekësisë ka publikuar edhe formulën, mbi bazën e së cilës do të zgjidhen fituesit e nivelit bachelor.

Përmes saj, kandidatët mund të llogaritin pikët e tyre dhe shanset që kanë për të fituar një degë të Universitetit të Mjekësisë. Në formulë janë përfshirë disa elementë, duke filluar nga nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme, nota mesatare për tri vitet në lëndët: Kimi, Biologji e Fizikë si dhe provimet e maturës shtetërore.

Po ashtu, peshë në formulë do të kenë edhe lëndët me zgjedhje, të cilësuara si prioritare nga ky universitet, që janë: Kimia, Fizika dhe Biologjia si dhe koeficientet e shkollës së mesme. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit gjeni formulën e plotë dhe peshën specifike të secilit prej elementeve të saj si dhe koeficientet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018.

Në terma të përgjithshëm, nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore do të ketë 35% të peshës, nota mesatare aritmetike për tri vitet e shkollës së mesme 35% të peshës, ndërsa nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30% të peshës. Më konkretisht: Kimia 10%, Biologjia 10% dhe Fizika 10%.

Kriteret

Sipas vendimit të Senatit Akademik të UMT-së, kandidatët që aplikojnë për programet e ciklit të parë (Bachelor), duhet të kenë notë mesatare aritmetike të shkollës së mesme për të gjitha vitet, mbi ose të barabartë me 8.

Ndërkohë që, për programet e studimit master i integruar (cikli I dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet duhet të jetë ? 8.5. Ndërkaq, nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit do të shumëzohet me koeficientin 1.15. Po ashtu, nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.

Ndërkohë që, nëse maturanti jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndët e sipërcituara, atëherë nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. Gjithashtu, vendimi i senatit saktëson se nota e lëndës “Shkencë” e kurrikulës bërthamë do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë./GSH/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *