Home / Lajme / Maqedoni / Kriza politike dhe stërzgjatja e formimit të qeverisë paralizon ekonominë e Maqedonisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-21 12:54:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kriza politike dhe stërzgjatja e formimit të qeverisë paralizon ekonominë e Maqedonisë

Kriza e thellë politike si dhe politikat e gabuara të qeverisë e kanë futur vendin edhe në krizë të rëndë ekonomike, vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike në Maqedoni, pavarësisht pohimeve të qeverisë se vendi ndodhet në gjendje të mirë ekonomike, me investime që janë në rritje e sipër, me hapje të vendeve të reja të punës, ulje të papunësisë në 25 për qind, me inflacion të ulët dhe rritje ekonomike që sillet në rreth 3 për qind.

Ekspertët e ekonomisë janë të shqetësuar nga pasojat e krizës në Maqedoni. Gjendja e pasigurisë ka frenuar investitorët dhe bizneset po hasin në mungesën e qarkullimit të kapitalit si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik. Ballkani. Gjendja e rëndë politike dhe stërzgjatja e formimit të qeverisë në Maqedoni po influencon negativisht ekonominë e veçanërisht investimet e huaja dhe vendase në sektorin e turzimit. Po ashtu për shkaqe sigurie rrezikohet dhe kthimi i mërgimtarëve gjatë periudhë së verës në atdhe.

Drejtori i OEMVP, Fatmir Bytyqi për Zhurnal konsideron se kjo situatë e stërzgjatjes së formimit të qeverisë së Maqedonisë vazhdon të ketë implikime në ekonominë e vendit dhe në jo efikasitetin e institucioneve publike.

“Në parim stërzgjatja e krijimit të qeverisë vazhdon të ketë implikime edhe në ekonominë e vendit dhe posaqërisht që vazhdon jo efikasiteti i institucioneve publike, kur e dimë që në fakt institucionet publike janë parakushti i cili duhet të funksionon që komuniteti i biznesit të mundet lirshëm të operon pa pengesa të ashtuquajtura administrative. Fatkeqësisht në Maqedoni çdo proces elektoral posaqërisht strëzgjatja pas përmbylljes së zgjedhjeve elektorale i sjellë ato lëvizjes në administratë, sjellë lëvizjet e pozitave menaxheriale, tani në situatë që jemi siç jemi nuk dihet se çfarë qeverie do të kemi, tani kemi një qeveri teknike e cila pothuajse gjysma është pa mandat dhe pa përgjegjësi të cilët realisht as që mund të sjellin vendime”, ka deklaruar Bytyqi duke shtuar se komuniteti i biznesit është lënë në një situatë mjaftë të vështirë që t’i implementojnë politikat e tyre zhvillimore.

“Komuniteti i biznesit është lënë pranë një situate mjaftë të vështirë sepse në një situatë të tillë ata e kanë të vështirë të planifikojnë investime të mundshme, e kanë vështirë edhe të implementojnë politikat e tyre zhvillimore nëse ato në planet e tyre zhvillimore i kanë pasur. Krejt kjo na thotë që është një imperativ i kohës që çdo ditë e më herët duhet të vendoset që Maqedonia të ketë një qeveri, çfarëdoqoftë  ajo, e cila do të ketë të qartë politikat e mëtutjeshme zhvillimore që i duhen vendit dhe mos të vazhdohet me politika ad-hoc që nuk kanë qenë të suksesshme”, ka përfunduar për Zhurnal drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Fatmir Bytyqi.

Nga ana tjetër ish kryetari i OEMVP, Menderez Kuçi për Zhurnal ka deklaruar se prolongimi i proceseve ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve e në veçanti në biznes. Sipas tij populli nuk duhet të jetë i qetë në këto raste por duhet të jenë më të zëshëm dhe të marrin shembullin e bujqëve të greqisë.

“Sigurisht që prolongimi i këtyre proceseve ndikon në jetën e përditshme e në veçanti edhe në biznes dhe mospasja kujdes për çështje tjera tregon për një egoizëm politik i cili në vazhdimësi reflekton dhe është lehtë të lexohet se nëse nuk jemi ne jemi ata kryesorët dhe nëse nuk jemi ne ska nevoj që të ketë asgjë. Kjo në vazhdimësi në dy blloqet etnike politike reflekton pa marrë parasysh subjektin. Ndoshta është populli që me kaq qetësi i merr këto çështje këtu te ne e në veçanti ndoshta edhe bizneset të cilat duhet të jenë më të zëshme duke bërë presione nga më të ndryshme. Ne po shohim se çfarë po ndodh me një paknaqësi të vogël të bujqëve grek dhe nuk e kanë problem nëse edhe në aspekt ndërkombëtar Greqia të pëson gjoba apo nuk e di se çfarë. Ndërkohë që ne e pësojmë dhe rrimë urt dhe presim se çfar do të bëj dikush për ne. Sigurisht që kjo situatë ju jep një komoditet subjekteve  politike që të bëjnë analiza të kohës. Bizneset te ne janë të lidhura në aspekt klientelistik tanimë me subjektet të cilat bëjnë qeverisjen dhe nga këto arsye ndoshta vijon edhe heshtja në këtë situatë”, ka deklaruar për Zhurnal ish kryetari i OEMVP, Menderez Kuçi.

Ndryshe, kriza politike po reflektohet negativisht në sferën e ekonomisë, ndërsa pasojat më së shumti po i ndjejnë kompanitë e mëdha, por pa anashkaluar edhe konsumatorët e thjeshtë dhe të njejtat kërkojnë siguri politike që të mund të realizojnë parashikimet e tyre investuese në vend por me këtë situate politike e kanë shumë të vështirë që t’i realizojnë planet e tyre afatgjate.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *