Home / Lajme / Botë / Kryeministri kanadez i tregoi Trumpit se si duhet shtrënguar duart (Video)
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 11:57:41Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryeministri kanadez i tregoi Trumpit se si duhet shtrënguar duart (Video)

Ajo çfarë është diskutuar shumë kohëve të fundit, përcjell Telegrafi, është fakti se si Trump ua shtrëngon duart mysafirëve të tij, shtrëngim që ngjan me një “shkundje”.

Por siç duket, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ishte përgatitur edhe për këtë gjë, para se të bënte vizitën e tij në SHBA.Trudeau dukej më shumë se i përgatitur për “trajtimin e pakëndshëm”, për çka edhe menjëherë pas daljes nga vetura e kishte kapur presidenti amerikan me njërën dorë mbi shpatullat e tij.

Mediat amerikane raportuan se kryeministri kanadez dukej sikur këtë e bëri në përpjekje për të parandaluar presidentin Trump për ta tërhequr atë, siç për shembull e bëri në përshëndetjen me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Edhe pse përshëndetja dukej pak e vrazhdë sa i përket standardeve kanadeze, ajo nuk ka befasuar, marrë parasysh historinë e përshëndetjeve të Trumpit me zyrtarë të lartë

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *