Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takon Ambasadoren Turke: Vendimi i BDI-së është përcaktues
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 11:12:27Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryetari Ahmeti takon Ambasadoren Turke: Vendimi i BDI-së është përcaktues

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar Ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, z. Tülin Erkal Kara. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja e Turqisë diskutuan për situatën politike në vend dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Ankarasë.
Kryetari Ahmeti uroi Ambasadoren Tülin Erkal Kara për detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punën e saj.  Z. Ahmeti prezantoi pesë opcionet e mundshme të BDIsë për dalje nga kriza politike duke theksuar qasjen tonë shumë të kujdesshme në adresimin e këtij ngërçi për arsye të ndjeshmërisë së madhe të situatës në vend, por edhe në rajon.
BDI ka konsideratë për rëndësinë që vendimi ynë e ka dhe prandaj shqyrton thelbësisht dhe gjërësisht çdo probabilitet, çdo avantazh dhe çdo pasojë që mund të ketë përcaktimi jonë.
Z. Ahmeti dënoi përpjekjen e dështuar për grushtet në Turqi duke thënë që marrja e pushtetit me dhunë është e patolerueshme, dhe njëkohësisht dënoi edhe sulmet teroriste në Turqi duke shfaqur solidaritet me popullin turk dhe ngushëllime për viktimat.
Bashkëbiseduesit gjithashtu biseduan edhe për çështje tjera të interesit të ndërsjellë dhe u dakorduan që të vijojnë dialogun konstruktiv.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *