Home / Lajme / Rajon / Kujdes me planet për vikend, ky është moti

Kujdes me planet për vikend, ky është moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut , kurse në vise malore  me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të  dobëta bore”

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-7m/s”thuhet në një njoftim të IHMK-së, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *