Home / Kryesoret / Kumtesa e MPJ-së ruse nën “ndikim” të VMRO-së për ta sulmuar BDI-në!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 10:26:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kumtesa e MPJ-së ruse nën “ndikim” të VMRO-së për ta sulmuar BDI-në!

Reagimet e Moskës zyrtare lidhur me aktualitetin politik në Maqedoni në prag të formimit të qeverisë janë nën dirigjencë të plotë të Nikolla Gruevskit pas dështimit të tij për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Kështu e kanë komentuar analistët për Zhurnal kumtesën zyrtare të Ministrisë së punëve të jashtme ruse ku të njejtin kanë folur për situatën politike në vend dhe kriza që po mbizotëron pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ismet RamadaniAnalisti politik Ismet Ramadani konsideron se Rusia gjithnjë e më shumë po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë . Sipas tij kjo le të kuptojmë se administrata ruse kohës fundit gjithnjë e më shumë po ndërhyn në Maqedoni, dhe siç thotë Ramadani kjo ka të bëjë me atë se dikush po heton administraten ruse, konkretisht VMRO-DPMNE.

“Kohën e fundit që përpara nuk ka qenë e zakonshme , Ministria e Jashtme e Rusisë gjithnjë e më shumë pra po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në situatën në të cilën gjendet Maqedonia, shpesh herë edhe nëpërmjet ambasadës të cilën e ka këtu dhe kjo në një mënyrë na le të kuptojmë se administrata ruse gjithnjë e më shumë po ndërhyn në Maqedoni dhe sipas mendimit tim ka të bëjë me atë që dikush po heton me adminstratën ruse, dhe kur them dikush padyshim këtu është VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit dhe kjo është për tu brengosur sepse ka tentime për tu shmang nga ajo që është strategji e konfirmuar dhe e arritur me konsensuz e gjitha partive politike maqedonase dhe shqiptare më herët, se përcaktimi i Maqedonisë nuk ka alternativë përveç integrimeve euro-atlantike”, ka deklaruar Ramadani duke shtuar se Nikolla Gruevski me këtë ua bënë me dije faktorit ndërkombëtar se nëse ata nuk e mbështesin, Gruevski ka mbështetje edhe nga Rusia.

“Kam përshtypjen se Nikolla Gruevski i zhytur në kriminalitet dhe korrupsion tani me ndikime politike nga Moska, dëshiron me e rritë çmimin e vet duke e fshehur ose duke kamofluar kriminalitetin dhe sikur dërgon porosoi deri të perëndimorët se nëse vazhdoni të mbani këtë qëndrim ndaj meje ose ndaj Nikolla Gruevskit unë kam edhe partnerë tjetër , në këtë rast duke menduar në administratën ruse dhe këtu fatkeqësisht për shkak të lojalitetit ndaj Nikolla Gruevskit dhe nënshtrimit me vite në koalicion në mënyrë indirekte përfshihet edhe zoti Ahmeti me BDI-në e vet dhe kjo jep edhe një shkak që Ali Ahmeti dhe BDI duhet të jenë shumë të prerë në atë që është largim nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE se me vetëdije ose pavetëdije Nikolla Gruevski dëshiron ta fut bashkë me një opsion edhe Ali Ahmetin i cili është sidomos për shqiptarët shumë i paparanueshëm dhe në fakt shqiptarët e Maqedonisë sikur i ndanë nga ajo tërësia e politikes shqiptare këtu në ballkan në Kosovë dhe Shqipëri të përcaktuar pa alertantivë për NATO dhe BE”, ka përfunduar për Zhurnal analisti politik, Ismet Ramadani.

Dame CkatroskiNga ana tjetër analisti politik Dame Çkatroski vlerson se nga kjo kumtesë nuk ka asgjë kontrakdiktore, por disa konstatime brenda kumtesës nuk janë të sakta. Sipas tij kjo letër duhet ta shqetësoj BDI-në. Çkatroski thotë se ai person që ka shkruar këtë kumtesë apo letër, nuk e njeh aspak elektoratin shqiptarë në Maqedoni.

“Pikërisht para një viti ministria e jashtme ruse vendosi që në mënyrë duke lobuar të futet në punët e brendshme të Maqedonisë, tash këto ditë ajo e bën për herë të dytë, ajo është një kumtesë e rregullt e ministrisë së jashtme që cdo ditë MPJ atje po përzihet në punët e vendeve të ndryshme. Nuk ka ndonjë gjë të vecantë dhe kontradiktore, në kumtesë thuhet se vendet e huaja sugjerojnë dhe përzihen në punët e brendshme të një vendi e krahas asaj ato edhe në mënyrë diplomatike vet po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë, e madje disa konstatime brenda kumtesës nuk janë të sakta. Kjo letër në anën tjetër është e mjaftueshme që BDI të shqetësohet, kjo letër deri tek BDI vetëm mund të jetë kontradiktore dhe për vet BDI dhe ato të harrojnë koalicionin me VMRO. Ai që e ka shkruar këtë letër definitivisht nuk e njeh elektoratin shqiptarë në Maqedoni, madje pas kësaj letre BDI po sfidon veten para elektroatit, mendoj se kjo letër është edhe një sulm ndaj BDI-së dhe hapësirë nuk kanë vetëm që të shkojnë në koalicion me LSDM”, ka deklaruar për Zhurnal analisti politik Dame Çkatroski.

Ndryshe, Ministria e jashtme e Federatës Ruse dje përmes një kumtese zyrtare të lëshuar për media ka folur mbi situatën politike dhe krizën që mbizotëron pas zgjedhjeve në Maqedoni derisa në kumtesë thuhen akuza ndaj perendimit se nëpërmjet slloganeve pseudodemokratike tenton që të prishë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se perendimi po bën trysni të madhe ndaj BDI-së që të përcaktojë partnerin e koalicionit nga blloku maqedonas për në qeveri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *