Home / Lajme / Maqedoni / Kur do ta marrë Ali Ahmeti vendimin final?

Kur do ta marrë Ali Ahmeti vendimin final?

Takime të shumta, shkëmbime të dokumenteve dhe bisedime mes LSDM-së dhe BDI-së, por ende asgjë konkrete…, të paktën kështu thonë zyrtarë të lartë të dy partive.

Këtë të martë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zhvilloi një takim sy më sy me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. Një ditë më pas, të mërkurën, Ahmeti e mblodhi Kryesinë partiake për t’i shqyrtuar dokumentet e shkëmbyera me LSDM-në. 10 minuta pas mesnate, anëtarët e kryesisë së BDI-së i dhanë dritën jeshile propozim-ligjit për gjuhën shqipe, njofton Gazeta Express.

Rafiz Aliti, pas takimit tha se draft-ligji “mund të mos jetë i përkryer”, por kryesia dha pëlqimin për të vazhduar tutje me LSDM-në.

BDI ndërkaq insiston se vendimi i kryesisë megjithatë nuk është “vendim për bashkëpunim qeveritar”, sepse ende ka tema të hapura për të diskutuar me LSDM-së, para dhënies së mandateve që i mundësojnë Zoran Zaev të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Tash ka çështje që kanë mbetur për t’u diskutuar, eventualisht për harmonizim të platformave, për mënyrë të përkrahjes së ndërsjellë. Por, gjithashtu ka edhe tema të tjera, të cilat do t’i hapin ditën e premten. Me rëndësi është se sot kemi përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi”, sqaroi Bujar Osmani mbrëmë pas mesnate.

Takimi i ardhshëm i kësaj kategorie, është caktuar për të premten (24.02.2017), kur edhe pritet të merret vendimi final se çfarë do të ndodhë më tutje.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *