Home / Lajme / Rajon / Kush është Kupa i dytë që u prangos për super-grabitjet e lekëve të bankave?! (FOTO)

Kush është Kupa i dytë që u prangos për super-grabitjet e lekëve të bankave?! (FOTO)

Edhe një person tjetër është vënë në pranga për grabitjen spektakolare të 3.2 milionë dollarëve të Bankës Kombëtare Tregtare, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt në rrugën e Rinasit.

Anëtari i fisit Kupa u arrestua gjatë ditës së sotme, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve për grabitjet e parave të bankave, transmeton Express. 

Sipas policisë, Dash Kupa, 41 vjeç me banim në Tiranë u ndalua në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ditën e sotme.

Policia nuk jep detaje për rolin e tij, por thotë se ka dyshime që të jetë i përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare.

Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme

Ndërkohë, zyrtarisht Policia e Shtetit thotë se vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Më herët policia ka vënë në pranga edhe Ernest Kupën, i afërm me Ilir Kupën, i cili ndodhet në burg për grabitjen e famshme të ndodhur vite më parë në qendrën tregtare TEG në Tiranë dhe një sërë grabitjesh në Greqi.

Ernest Kupa është i vetmi i cili deri më tani nuk ka pranuar autorësinë për grabitjen e 9 shkurtit dhe një të ndodhur më 3 dhjetor 2015, për të cilën prokuroria thotë se ka faktuar të ketë autorë të së njëjtës bandë.

Ndërkohë, Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja janë arrestuar nga policia në operacionet masive të zhvilluara në të gjithë Shqipërinë.

Ky i fundit ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me dëshminë e tij pritet të hedh dritë mbi ngjarjet e rënda kriminale të cilat janë kthyer edhe në objekt sulmesh politike, ku opozita akuzon policinë si të përfshirë.

Ndërkohë nga rrëfimet e tyre, policia ka mundur të gjejë edhe një pjesë të parave të grabitura, ku autorët i kishin fshehur brenda tenxhereve me presion të groposura.

Më herët, edhe Fatjon Xhyliu, Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika kanë folur para hetuesve duke pranuar autorësinë dhe rolet e tyre

Tashmë në kërkim mbetet vetëm Admir Murataj (Nika) që, sipas policisë, është ideatori dhe kapoja i grupit, ndërsa Çerpja, me të cilin ka lidhje familjare, konsiderohej si krahu i tij i djathtë. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *