Home / Kryesoret / LAJMËRIM: EVN Maqedoni dhe universiteti “Nënë Tereza” nënshkruan memorandum për bashkëpunim

LAJMËRIM: EVN Maqedoni dhe universiteti “Nënë Tereza” nënshkruan memorandum për bashkëpunim

EVN Maqedoni e vazhdon mbështetjen e procesit edukativ në vend. Sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim me universitetin “Nënë Tereza”. Qëllimi është që të sigurohen kushte për zhvillim të aftësive profesionale të kuadrove profesional në periudhën e studimit të tyre. Nga memorandumi do të krijohen edhe masa konrete në interes të studentëve të këtij universiteti. Punë praktike , përvetësim i njohurive të reja dhe përvojë, mundësi për bursa për studentët më të mirë dhe punësim i tyre, transmeton Televizioni Koha.

Duke i’u falënderuar EVN-së për gadishmërinë për hapjen e një procesi të tillë të bashkëpunimit, rektori i universitetit “Nënë Tereza” z. Azis Pollozhani, theksoi se kjo mbështetje është përfitim për studentët.

“Do të fillojmë me përshtatje të programeve studimore dhe drejtimeve të universitetit që janë në interes të EVN, mandej do të vazhdojmë me marrëveshje që do të mundësojnë mbështetje të studentëve në këto programe, në kohë të studimeve dhe pas diplomimit e deri në punësimin e tyre” deklaroi Pollozhani, transmeton Televizioni Koha.

Sipas kryetarit të Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter, bashkëpunimi do të bazohet në parimet e partneritetit, konsenzusit, transparencës, përgjegjësisë. Ai deklaroi se prioriteti i bashkëveprimit dhe  bashkëpunimit do të jetë rritja e shkallës së interesimit dhe edukimit të studentëve, raporeton Televizioni Koha.

EVN Maqedoni kuadrin e ardhshëm e siguron nga institucione të arsimit të lartë të vendit. Për atë shkak bashkëpunimi për specializim të studentëve nga fakultetet elektroteknike në Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë si dhe fakulteteve tjera të vendit ka rëndësi të madhe për kompaninë, institucionet e arsimit dhe studentët. Për këtë qëllim janë krijuar më shumë programe për trajnim dhe specializim si dhe punësim të kuadrove të reja të specializuara. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *