Home / Kryesoret / LDSM: Ka vetëm “defaktorizim” të pushtetit kriminal të VMRO-DPMNE-së

LDSM: Ka vetëm “defaktorizim” të pushtetit kriminal të VMRO-DPMNE-së

Qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur konceptin e bashkëjetesës në kumunitet në kundërshtim me konceptin e ndarjes dhe po i mbrojnë interesat e Maqedonisë, thuhet në reagimin e LSDM-së, për deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se “LSDM dhe BDI duan të bëjnë” defaktorizim të “kombit maqedonas”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë reagim thuhet se “të gjithë qytetarët e dinë se Nikola Gruevski në përpjekjet e tij të fundit, për të shpëtuar veten, po mundohet t’i dëmtojë ata dhe shtetin.

U pa e gjitha ajo që thonte është një gënjeshtër e kulluar. Nuk ka federalizim, nuk ka kantonizom, nuk ka ridefinim. Ka vetëm “defaktorizim” të pushtetit kriminal të VMRO-DPMNE-së, e cila po numëron orët e fundit politik të saj. Për këtë pushteti në ikje nuk është i qetë, kurse qytetarët po, thuhet në fund të reagimit të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *