Home / Lajme / Maqedoni / « Lëvizja BESA » E mbështesim punën e Ambasadorit Bejli
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 12:14:35Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Lëvizja BESA » E mbështesim punën e Ambasadorit Bejli

Pas reagimit jodiplomatik dhe të palogjikshëm të disa qarqeve politike dhe mediale në Maqedoni kundër punës së ambasadorit të SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, Lëvizja BESA i bashkohet komunitetit të arsyes dhe logjikës në Maqedoni, duke i dhënë mbështetje të plotë ambasadorit Bejli.

BESA konsideron se ambasadori Bejli në asnjë rast nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij prej diplomati, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë i përkushtuar në avancimin e demokracisë në vend. Për këtë arsye BESA gjen rastin që ta falënderojë ambasadorin Bejli dhe, në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e ofruar ndaj Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj euro-atlantike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *