Home / Lajme / Botë / Lideri suprem i Iranit – SHBA-së: Asnjë armik nuk mund ta paralizojë kombin iranian

Lideri suprem i Iranit – SHBA-së: Asnjë armik nuk mund ta paralizojë kombin iranian

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump, që Teherani t’iu jap fund testimeve të raketave, si dhe u bëri thirrje iranianëve që t’i kundërpërgjigjen kërcënimeve të Trump-it gjatë përvjetorit të revolucionit të vitit 1979 këtë të premte.

Ai i ka bërë me dije Trump-it se asnjë armik nuk mund të paralizojë kombin iranian, transmeton Express.

“Asnjë armik nuk mund ta paralizojë kombin iranian,” është cituar Kahmenei të ketë thënë në ueb-sajtin e tij, gjatë një takimi me komandantët ushtarakë në Teheran.

“Trump thotë ‘ju duhet të ma keni frikën’. Jo! Populli iranian do të kundërpërgjigjet me fjalët e veta më 10 shkurt [në përvjetorin e revolucionit] dhe do ta tregojë qëndrimin e vet kundër kërcënimeve të tilla,” ka thënë ai./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *