Home / Lajme / Rajon / Lista Serbska bën thirrje për paqe në Kosovë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 08:28:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Lista Serbska bën thirrje për paqe në Kosovë

Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbska ka bërë thirrje për paqe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë të angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi niveli qendror i pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunsë së Mitrovicës Veriore.

E gjithë energjia jonë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”, thuhet në reagimin e kësaj liste.

Ndërkohë Lista Serbska fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë njësoj të dyja palët.

Kujtojmë se ende vazhdon bojkoti i Listës Serbska në institucionet e Kosovës. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *