Home / Kryesoret / LSDM e Zoran Zaevit me ofertë të cunguar për shqiptarët

LSDM e Zoran Zaevit me ofertë të cunguar për shqiptarët

Ajo se çka ma marrë BDI nga LSDM e Zoran Zaevit duket se nuk i përmban të gjitha kërkesat e shqiptarëve që janë në platformën e përbashkët që është nënshkruar në tiranë nga partitë shqiptare parlamentare përveç PDSH.

Nga disa burime brenda BDI, gazeta Dnevnik ka mësuar se partia e Ali Ahmetit nuk e ka marrë atë që ka pritur, duke aluduar për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.

“Nga LSDM nuk kemi pranuar atë që kemi kërkuar, përkatësisht garancitë me shkrim për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni”, ka thënë ky burim, informon portali Zhurnal.

Gjithashtu thuhet se po bisedohet edhe më tej për të arritur një marrëveshje për gjuhën shqipe, porrezultate finale për këtë çështje akoma nuk ka.

LSDM e Zaevit ka pranuar disa nga kërkesat e shqiptarëve, siç janë vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale, integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, poashtu edhe zbardhjen e plotë të rasteve të njohura si “Sopoti”, “Monstra”, “Brodeci” dhe rasti i “Lagjes së Trimave”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *