Home / Kryesoret / LSDM në ora 14 do t’ia dorëzojë Ivanovit nënshkrimet për mandatin

LSDM në ora 14 do t’ia dorëzojë Ivanovit nënshkrimet për mandatin

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot në orën 14:00 do t’ia dorëzojë presidentit Gjorge Ivanov nënshkrimet për marrjen e mandatit nga ana e liderit të saj Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re, njoftojnë mediat maqedonase.

LSDM-ja grumbulloi 67 nënshkrime që do t’ia dorëzojë Ivanovit, i cili paraprakisht kërkoi garanci me 61 nënshkrime për dhënien e mandatit një partie a koalicioni, pasi fillimisht lideri i VMRO-DPMNE-së nuk e arriti këtë.

Sipas kabinetit të Ivanovit, vendimin për dorëzimin e mandatit ai do ta marrë në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *