Home / Kryesoret / LSDM: Qeveria kriminale në largim e lë në borxhe marramendëse Maqedoninë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-01 10:18:57Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM: Qeveria kriminale në largim e lë në borxhe marramendëse Maqedoninë

Ministri i Financave, në fushatën zgjedhore ka gënjyer qytetarët se borxhi publik është zvogluar me 1,4 për qind, thonë nga LSDM.

Vërtetohet se qeveria e deritanishme kriminale lë një trashëgimi për qytetarët dhe shtetin tonë një borxh publik mbi 50 përqind nga BPV. Këtë e tregojnë të dhënat nga Raporti i Ministrisë së Financave, borxhi publik që deri më 31.12.2016 . Kjo do të thotë se ministri i Financave në largim Kiril Minoski, në fushatën zgjedhore ka  gënjyer qytetarët se borxhi publik është ulur me 1.4 për qind, thuhet  në  deklaratën e LSDM-së.

“Borxhi ende është në nivel kritik mbi 50 për qind, siç kanë paralajmëruar institucionet financiare ndërkombëtare, ku  kanë shprehur shqetësim në lidhje me ritmin e huamarrjes. Janë qytetarët ata të cilët do të kthejnë  borxhe të mëdha miliarda euro në pagesat e interesit,  nga pushteti aktual i papërgjegjshëm dhe ata kanë të drejtë të dinë se sa është borxhi publik. Prandaj urgjentisht duhet një qeveri e re me shumicën e votave të qytetarëve, e cila do të udhëheq politikë reale dhe të përgjegjshme dhe do të  punon në stabilizimin e nivelit të borxhit publik”, thonë nga  partia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *