Home / Lajme / Maqedoni / LSDM “tallet” me shqiptarët, ofron postin e kryeministrit por ai të jetë Muhamed Zeqiri?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-05 21:20:27Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM “tallet” me shqiptarët, ofron postin e kryeministrit por ai të jetë Muhamed Zeqiri?

Formimi i shumicës parlamentare duket se po has paksa në vështirësi për shkak se që nga dita e takimeve të presidentit Ivanov në rezidencën e tij në Vodno me liderët e partive politike dhe me kumtesën ku tha se do i jap mandatin atij që do më dëshmojë se ka shumicën parlamentare për formimin e qeverisë asnjë lëvizje mes partive në drejtim të njëra tjetrës, informon Zhurnal.

Ndërkohë që disa parti më të vogla shqiptare kanë thënë hapur se do mbështesin Zoran Zaevin për të formuar shumicën parlamentare dhe qeverinë nëse e pranon platformën shqiptare mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për dhënie të nënshkrimeve të deputetëve për LSDM, ndërkohë që në të njejtën vijë është dhe BDI e cila sipas informacioneve ka takime të nivelit më të ulët me LSDM por që publikisht deri më tani asnjë detaj.

Në anën tjetër, LSDM e Zoran Zaevit po e mat pulsin e shqiptarëve. Sonte në rrjetin social facebook ka nisur një fushatë në të cilën `promovon` kulltukun e kryeministrit duke dhënë shenja se është e gatshme që në krye të këtij posti të ulë një shqiptarë, mirëpo nga rradhët e saja. Ndoshta kjo do të jetë një trik i rradhës nga ajo vetëm për të `mashtruar` partitë shqiptare vetëm për t`i afruar ato pranë vetes. E nga kampanja që po shihet tashmë e sponzorizuar në facebook, si kandidat potencial që mund të ulet në kolltukun e kryeministrit po shfaqet deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *