Home / Lajme / Rajon / Lulzim Basha nuk tërhiqet: Qeveri teknike ose nuk largohemi nga këtu

Lulzim Basha nuk tërhiqet: Qeveri teknike ose nuk largohemi nga këtu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë fjalën nga çadra ku prej disa ditësh po mbahet protesta e opozitës, ku kërkohet qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka theksuar është një herë se modeli i Edi Ramës, është Vangjush Dako që e ka kthyer qytetin e Durrësit në një rrënim të vërtetet.

Po ashtu, Basha ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga lëvizja e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për të larguar Edi Ramën.

“Për të denoncuar dhimbjen e madhe që ky qytet ndjen. E kanë emëruar bashkë me Edi Ramën për t’i shërbyer interesave të tyre. Prandaj Durrësi është sot një qytet i rrënuar, ku nxënësit kushtojnë në kushte të mjerueshme. Është një qytet i mbifaturuar, është një qyteti ku miliona euro beton hidhen për fazat. Ja çfarë ndodhur kur kapen zgjedhje, është një orë e madhe për të gjithë Shqipërinë. Kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisin me largimin e Edi Ramës.

Kurajoja qytetare po ngihet në nivel të larta dhe të padëgjuara është një lëvizje e madhe kombëtar, është mbi të gjitha lëvizja e shqiptarëve. Partia Demokratike nuk do t’ju lë në baltë në përmbysjen e krimin dhe të korrupsionit, deri në ndërtimin e një republike të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë negociatë, qeveri teknike ose populli do të qëndrojë këtu. Parlamenti i shqiptarëve është këtu parlamenti i pastruar nga kriminelët është këtu, atje është vetëm shtëpia e krimit.”, tha Basha. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *