Home / Lajme / Botë / Madonna adopton dy vajza binjake

Madonna adopton dy vajza binjake

Një nga këngëtaret më të njohura në botë, Madonna, ka prezantuar dy vajzat e reja në profilin e saj në Instagram, duke shkruar se ajo ka përfunduar procesin e adoptimit të binjakeve nga Malaui.

Ajo ka shkruar se është shumë e gëzuar për dy anëtaret e reja të familjes së saj.

Fëmijët e tjerë të Madonnës janë vajza 20-vjeçare, Lourdes, djali 16-vjeçar Rocco Richie, dhe dy fëmijët e tjerë të adoptuar, 11-vjeçarët David Banda dhe Mercy James.

Këngëtarja 58-vjeçare, që jo rrallë herë quhet “mbretëresha e muzikës pop”, ka siguruar lejen e Gjykatës së Lartë të shtetit afrikan gjatë kësaj jave për të adoptuar vajzat binjake./ tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *