Home / Shëndeti / Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

Shfaqja e një lloji të ri të sëmundjes së malarias në Kamboxhia, Tajlandë dhe Laos, rezistente ndaj medikamenteve që janë përdorur për trajtimin e sëmundjes, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme në nivel global, flasin të dhënat e një studimi të publikuar të enjten.

Departamenti për kërkime mjekësore Mahidol Oxford me seli në Bankog (MORU) në një kumtesë të publikuar tha se ka zbuluar në Kamboxhia një malaria të re, rezistuese ndaj medikamenteve dhe se “e njëjta paraqet kërcënim serioz për kontrollin botëror të malarias dhe rrezikon përpjekjet për zhdukjen e saj”.

“Tani shohim se kemi të bëjmë me një parazit që është rezistues shumë i madh dhe që tejkalon parardhësit e tij, ndërkohë që po përhapet në një zonë më të gjerë”, deklaroi kreu i programit të MORU-s për malarian, Arjen Dondorp.

Ai tha më tej se dështimi në trajtimin e sëmundjes është nga shkaku se paraziti është rezistues ndaj dy medikamenteve kryesore të cilat zakonisht përdoren kundër malarias.

Shkencëtarët thanë se Kamboxhia dhe fqinjët e saj duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e saj, sepse prania e saj në Afrikën sub-Sahariane dhe Indi “do të shkaktonte një katastrofë shëndetësore globale”.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *