Home / Kryesoret / Mandati për Qeverinë: Ivanovi nis konsultimet me partitë politike

Mandati për Qeverinë: Ivanovi nis konsultimet me partitë politike

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.

“Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit.

Ivanov në takimin e djeshëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ai ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë.

Presidenti i Maqedonisë të hënën pati takim me Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ku ishte biseduar për situatën politike aktuale në vend dhe për qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje./MIA/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *