Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit kërkojnë platformë politike me vija të kuqe kombëtare

Maqedonasit kërkojnë platformë politike me vija të kuqe kombëtare

Profesori Lubomir Cucullovski ka deklaruar se është e nevojshme që edhe maqedonasit të kenë një platformë të tyre, e cila do t’i vendosë vijat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare, transmeton Gazeta Express.

“Sigurisht se është e nevojshme një platformë e tillë. Nëse një platformë e tillë, ose program, nuk ndihmon, sigurisht se nuk dëmton asgjë. Pra, duhet ët ndërtohen kornizat kombëtare maqedonase, të cilat nuk do të lejohet të tejkalohen. Ato do të ishin në një mënyrë, vijat e kuqe kombëtare, edhe pse jam i orientuar për një pushtet të qytetarëve. Në këtë këndvështrim, Maqedonia bën përjashtim në Ballkan, pasi ajo është e vetmja që nuk ka krijuar një platformë të tillë”, ka thënë në intervistë për “Republika”, profesori universitar Lubomir Cucullovski

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *