Home / Kryesoret / Mbledhje ministrore e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 08:08:41Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Mbledhje ministrore e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë sot do të jetë nikoqir i mbledhjes ministrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilën do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han, nënsekretari shtetëror italian i Punëve të Jashtme Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq.

Para aktiviteteve në MPJ, në mëngjes në Qeverinë e RM-së takim me eurokomisarin Han do të realizojë kryeministri Emil Dimitriev, ndërsa pastaj në Qeveri mbledhje do të kenë ministrat e Energjetikës nga Ballkani Perëndimor. Mbledhjen, në të cilën do të marrë pjesë edhe eurokomisari Han, do ta udhëheq zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Mbledhja ministrore në MPJ do të jetë takim joformal i ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet ballkanike të përfshirë në “Procesin berlinas”. Në mbledhje, siç kumtoi MPJ, do të bisedohen çështjet nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme,  por me theks të veçantë në sfidat e përbashkëta rajonale, prosperitetin ekonomik dhe lidhshmërinë e ndërsjellë, qeverisjes e së drejtës dhe antikorrupsionin, në funksion të integrimit të të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.

Ministrat e punëve të jashtme do të mbajnë edhe sesion të përbashkët me ministrat e energjetikës, në të cilën do të diskutohet për zbatimin e vendimeve nga Samiti parisien dhe pritjet e Samitit të ardhshëm në Trieste në suaza të “Procesit berlinas”.

Në margjinat e mbledhjes do të nënshkruhen dy marrëveshje mes Komisionit Evropian dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare – Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) Bankës investuese evropiane (BIE) dhe Koncernit bankar KfW, në korrnizat e Programit për efikasitet energjetik rajonal (REEP Plus – Regional Energy Efficiency Programme), dhe Fondit për rritje të gjelbërt (GGF – Green for Growth Fund), përmes të cilave do të financohen projekte, që do të realizohen në rajon, qëndron në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *