Home / Lajme / Rajon / Mediat serbe i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë (Foto)

Mediat serbe i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë (Foto)

Mediat serbe, edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar duke i “fryrë zjarrit” rreth mundësisë së një konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet fjalë për mediumin Kurir.rs, përcjell Telegrafi, i cili duke paralajmëruar një shkrim në numrin e sotëm të kësaj gazete ka shkruar se “Shqiptarët po përgatisin luftë”.

“Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa troç kërkuan nga ne që të njohim pavarësinë e Kosovës, me çka edhe Vuçiq e Nikoliq u përgjigjen me kërkesën që ata të njohin pavarësinë e Bashkësisë së komunave serbe. Bisedimet pas kësaj u ndërprenë”, shkruan ky medium në fillim të shkrimit.

“Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, kanë përjetuar përplasje për shkak të kërkesës së përfaqësuesve shqiptarë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë kërkuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe presidenti Tomislav Nikoliç dhe u kanë dhënë një mesazh se mos tu shkojë ndër mend që do të lejojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe”, shkruan Kurir të ketë mësuar nga “burime të mirë-informuara”.

Gjithsesi, së paku në artikullin e publikuar online, përveçse flitet për “bllokim të negociatave”, nuk shihet se në çfarë janë bazuar ky medium kur kanë nxjerrë titullin se “shqiptarët po përgatisin luftë”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *