Home / Lajme / Maqedoni / Megaintervista që zbërthen intrigat kundër BFI në RM
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 12:14:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Megaintervista që zbërthen intrigat kundër BFI në RM

Doli nga shtypi botimi më i ri i Rijasetit të BFI në RM. Fjala është për librin e teologut dhe publicistit tashmë të mirënjohur, Zekerija Idrizi, më titull “Tradhëtia me profil dhelpre”, megaintervistë me Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Libri në fjalë, ndonëse ka për subjekt kryesor zbërthimin e trillimeve, shpifjeve por edhe propagandën e ulët që mundohet ta zhvillojë ish-sekretari i BFI-se, Afrim Tahiri, përmes librit të vet të cilës i përgjigjet kjo megaintervistë, megjithatë libri “Tradhëtia me profil dhelpre”, trajton edhe një sërë problemesh të kësaj natyre me të cilat BFI është ndeshur në kontinuitet, por e trajton edhe zhvillimin e jetës fetare islame, këtë sukes gjigant, përkundër të gjitha ndërkëmbëzave dhe intrigave me të cilat u përball Institucioni ynë fetar.

Libri ka edhe një parathënie të autorit të cilën e titullon “Zhvillimet fetaro-islame dhe kombëtare në Maqedoni mbajnë emrin e H. Sulejman ef. Rexhepit”, e cila në mënyrë eseistike flet mbi veprimtarinë e gjërë të Reisul Ulemasë së BFI-së përgjatë këtyre dy dekada e gjysëm.
Lexuesit e interesuar këtë libër do të mund ta gjejnë në selinë e BFI-së por edhe në të gjitha organet e saj, përkatësisht nëpër Myftinitë e vendit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *