Home / Lajme / Maqedoni / Micov: Ivanov të mos gabojë e ta mandatojë Zaevin

Micov: Ivanov të mos gabojë e ta mandatojë Zaevin

Stefan Vllahov Micov nga “Manifesti maqedonas” mbrëmë në TV Nova ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike, si çështja për formimin e qeverisë së re dhe PSP-në. Micov tha se presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nuk duhet t’ia kalojë mandatin partisë tjetër, që në këtë rast po fliste për LSDM-në, pasi që sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve dëshmuan se VMRO-DPMNE është fituese dhe se është kjo parti që duhet të formojë qeveri.

Sipas tij, nëse mandatohet parti tjetër përveç asaj që ka fituar zgjedhjet, legjitimiteti i dhënë nga populli, rrënohet plotësisht, përcjell Gazeta Express.

‘Kryetari i shtetit nuk duhet të mashtrohet dhe të jep mandat për formimin e qeverisë së re elementeve kundër shtetërore’, shtoi ndër të tjera Micov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *