Home / Lajme / Maqedoni / Ministri britanik Dankan në takim me kryetarin Ivanov

Ministri britanik Dankan në takim me kryetarin Ivanov

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të takohet me sir Alan Dankan,ministrin shtetëror për Evropë dhe Amerikë të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Gazeta Express.

Ministri britanik Dankan, i cili është në vizitë dy ditore në Maqedoni, mbrëmë u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovskin, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski si dhe me nënkryetaren e LSDM-së Radmila Sheqerinska.

Në këto takime, sipas MPJ-së dhe partive, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, prespektivat euroatlantike, pocesin e reformave, bashkëpunimin bilateral etj.

Sipas paralajmërimeve nga zyra e jashtme britanike, Dankan në Maqedoni do të takohet edhe me liderët e partive politike parlamentare në vend, me përfaqësues të OJQ-ve dhe me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *