Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Mjedisit debat publik në Komunë të Tetovës, qytetarët i injorojnë

Ministria e Mjedisit debat publik në Komunë të Tetovës, qytetarët i injorojnë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë sot ftoi qytetarët e Tetovës ne debat publik, për të diskutuar në lidhje me “Studimin e vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor për projektin: Ndërtimi dhe rikonstruksioni i sistemit të kolektorëve dhe kanalizimeve dhe ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për aglomeracionin e Tetovës”

Por siç mund te shihni edhe në foto, interesi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në debat ishte shumë e vogël.

Ndërsa projekti për degëzimin e kanalizimit dhe ndërtimin e kolektorëve do të kushtoj 30 milionë euro, pjesa më e madhe prej 23 milion eurosh do të financohet nga IPA fondet, ndërsa pjesa e mbetur nga qeveria e Maqedonisë.

Faza e parë e projektit pritet që të përfundojë në periudhë tre vjeçare, theksuan për gazetarët nga Komuna e Tetovës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *