Home / Shëndeti / Mjekimi i pakujdesshëm, historia ngjethëse e lindjes së fëmijës pa krah

Mjekimi i pakujdesshëm, historia ngjethëse e lindjes së fëmijës pa krah

Matilda Elmasllari është një nënë e re, e cila tregon në “Stop” eksperiencën e saj të dhimbshme me atë, që duhet të ishte gëzimi i saj më i madh, lindjen e vajzës. Ajo thotë, se u ndoq në një spital privat nga doktori Juxhin Gjoshe dhe gjithçka, sipas saj, ishte mirë. Por gjatë lindjes u konstatua, se fëmija nuk kishte parakrahun e djathtë. Të tronditur, prindërit bënë denoncim në Prokurorinë e rrethit. Por pas disa kohësh, prokurori Elio Mazreku u tha, se do ta mbyllte çështjen, edhe pse në raportin mjeko-ligjor, nënvizohet pakujdesia në mjekim dhe faji i mjekut…?!

Matilda Elmasllari: I drejtohem emisionit STOP, për të mos heshtur, për të treguar historinë tonë, për të kërkuar drejtësi. Vitin e kaluar ka lindur vajza jonë Edna, në 25 qershor 2016. Ajo lindi me mungesë të parakrahut dhe të dorës. Këtë fakt ne e kemi mësuar vetëm në momentin kur lindi. Unë kam qenë e para që kam konstatuar që vajza nuk kishte dorën në momentin që më vendosën vajzën në trup.

Çfarë po ndodh! Të gjithë shtangën. Në atë moment nuk dinin çfarë të më thoshin. Doktoresha filloi të më shpjegonte se mungesa e dorës lidhet me një sindrome që quhet banda amiotike (Amniotic band sindrom). U shokova, u trondita nuk kisha fjalë. Nuk e prisja që të lindja një fëmijë me probleme, prisja të lindja një fëmijë të shëndetshëm. Kështu më ishte thënë në të gjitha ekot që kisha bërë me doktor Juxhin Gjoshe.

Shtatzëninë e kam ndjekur që nga fillimi me të gjitha ekot deri në ekon e fundit para se të linde vajza. Jo vetëm që nuk është konstatuar as sindroma as mungesa e dorës, por na është thënë që fëmija po zhvillohet normalisht.

Specialisti nga Evropa, Michaell Harrison, doktor dhe profesor në një nga Universitetet e New Yorkut shpjegon se çfarë është Amniotic band sindrom, e cila nuk është një sëmundje e trashëgueshme gentikisht. Fetusi kur nëna është shtatëzënë në disa raste griset dhe këputet dhe si rrjedhojë krijohen disa fije, banda, brenda fetusit të nënës.

Po e krahasojmë fetusin me një kamerdare, e cila po u gris do të bëhet shirita-shirita dhe në disa këto shirita i ngecin foshnjës dhe  nëpër gjymtyrë, kryesisht në dorë dhe në këmbë dhe rrotullohen rreth tyre. Sa më shumë që foshnja rritet aq më shumë i madh është dëmtimi i gjymtyrëve që janë kapur nga fijet amiotike dhe pengojnë furznimin normlaisht me gjak. Në disa raste kur nuk kapen nga mjekët gjymtyrët nuk mund të zhvillohen normalisht.

Në disa raste të tjera dëmet janë më ekstreme kur fijet amiotike rrotullohen rreth qafës apo kokës së foshnjës. Por nëse me anë të një eko këto fije identifikohen nga mjeku, atëherë me një ndërhyrje kirurgjikale me lazer,  këto fije mund të këputen dhe gjymtyrët mund të fillojnë të furnizohen me gjak  dhe si rrjedhojë e operacionit gjymtyrët shpëtojnë pa u këputur. Në këto rast foshnja i shpëton riskut për të humbur gjymtyrët e kapura nga fijet amiotike më parë.

Matilda Elmasllar: Mirëpo, kjo mundësi nuk iu dha Etnës për të shpëtuar dhe për të lejuar zhvillimin e dorës së saj.

Matilda Elmasllari: Menjëherë ne bëmë kallëzimin në 2 Korrik të 2016, për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm” nga doktor Juxhin Gjoshe, çështja u regjistrua në prokurori, u caktua prokuror, Elio Mazreku, ai kreu veprimet që duheshin, si dhe kërkoi kryerjen e aktit të  ekspertimin nga Mjekësia ligjore.

“Ky është dhe raporti Mjeko Ligjor i datës 13.12.2016, në faqen 9 të këtij raporti, thuhet:Konkluzion: Duke u mbështetu në të dhënat e përshkruara më lart, arrijmë në përfundimin:

Fëmija, Edna Zejtani paraqet objektivisht mungesë të dorës dhe të parakrahut të djathtë deri në afërsi të artikulacionit cubiit (bërrylit).

Shkaku i ardhjes së këtyre dëmtimeve (mungesës së dorës dhe e një pjese të parakrahut të anësisë të sipërme të djathtë) mund të jetë si pasojë e sëmundjes të quajtur Amniotic band sindrom.

Në pikën 6, 7 dhe 8 thuhet se ekziston mundësia që në faza të ndryshme të evidentohet banda amnistive kur konstatohet në ekzaminimin ekografik dhe mund të ndiqet në dinamikë, Në ekzaminimin ekografik.

Natyrshëm shtohet pyetja pse nuk e ka evidentuar bandë amnistive mjeku?

Në pikën e fundit, në lidhje me ndjekjen e gruas shtatëzënë Matilda Elsmasllari vërehen elemente të mjekimi të pakujdesshëm.

Gazetari: Pas kallëzimit penal që u regjistrua në korrik të 2016 nga familjarët e voglëushes Edna për mjekim të pakujdesshëm për mjekun Juxhin Gjoshe, çështjen e mori në në ngarkim prokurori Elio Mazreku.

Matilda Elmasllari: Pasi ditët po kalonin dhe ne nuk kishim një njoftim nga Prokuroria, vendosim t’i dërgojmë një memo, sipas Kodit Penal dhe të kërkojmë që të njihet shtetasi Juxhin Gjosha me kallëzimin e veprës penale “Mjekim i pakujdesshme” dhe të dërgohet çështja në Gjykatë për gjykim. Në këtë moment prokurori i çështjes na komunikon që ka vendosur ta mbyllë çështjen dhe të mos e dërgojë në gjykate, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.

Por, redaksia e Stop, ngre një pyetje, si ka mundësi që provat thonë të kundërtën, kur vetë vogëlushja është prova më e madhe, ku mungon parakrahu i saj, raporti mjeko ligjor e konstaton mjekim të pakujdesshme të këtij mjeku dhe çështja duhet mbyllur?!

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *