Home / Lajme / Kronika e zezë / Momenti kur nënës i rrëshqet nga duart foshnja dhe i bie për vdekje nga 12 metra lartësi (Foto/Video, +18)

Momenti kur nënës i rrëshqet nga duart foshnja dhe i bie për vdekje nga 12 metra lartësi (Foto/Video, +18)

Një nëne të re i ka rënë foshnja e vet nga duart, nga një lartësi prej 12 metrash, në momentin që u pengua nga fustani i saj i gjatë në shkallët lëvizëse.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Uzbekistan, shfaqin momentin kur gruaja e veshur me fustan të gjatë po zbriste shkallëve elektrike, duke mbajtur në duar foshnjën e saj, transmeton Telegrafi.

Por në ato momente duket se ajo u pengua nga fustani i gjatë, me ç’rast i rrëshqet foshnja nga duart dhe i bie nga pjesa anësore e shkallëve nga një lartësi prej 12 metrave.

Raportohet se foshnja ka rënë nga një lartësi e barabartë sa një ndërtesë katërkatëshe.

Edhe pse ekipi i emergjencës së qytetit Andijan u shfaqën në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë, raportohet se foshnja nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *