Home / Shëndeti / Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Bajamet njihen për cilesinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyres që përmbajnë por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol.

Ato janë burim i Vitamines E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganes dhe fosfor.

Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh.

Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrenia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet perzjerja me fruta të fresketa (në sallatë).

Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë. (studimet tregojnë se duhet të konsumohen megjith lëkurë për përfitimin e plotë të vlerave ushqyese)Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Kosumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit.

10-15 kokrra bajame në darkë ndihmojnë në daljen jashtë në mëngjes.Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë , freskon lëkurën, ndalon krruajet.

Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkuren për të kuruar rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *