Home / Lajme / Maqedoni / Moti sot në Maqedoni, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Moti sot në Maqedoni, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me paraqitjen e mjegullave në mëngjes nëpër fushëgropa të caktuara. Do të fryjë erë e dobët jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri në një, ndërsa e ditës prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Temperatura do të arrijë deri në katër gradë Celsius.

Deri të enjten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, nëpër fushëgropa me paraqitjen e mjegullave. Të premten në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, në malet më të larta borë e dobët. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt së dielës në më shumë vende do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar. Temperatura do të ketë tendencë rritjeje, gjë që do të shkaktojë shkrirjen e shtresës së borës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *