Home / Kryesoret / Musa Xhaferi i futet biznesit energjetik

Musa Xhaferi i futet biznesit energjetik

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, anëtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), bashkëpunëtori më i afët i liderit të kësaj force politike, Ali Ahmeti, është futur në biznesin energjetik, shkruan revista në gjuhën maqedonase “Fikus” në numrin e saj të fundit, transmeton Gazeta Express

Revista shkruan se Musa Xhaferi nëpërmjet djalit të tij është futur në biznesin me rrymë elektrike në Strugë.

“Në tregun me rrymë elektrike po futen edhe kompani të reja midis tyre edhe “See Trejding”, e cila është e regjistruar në adresën e njëjtë, si dhe zyra e avokatisë “Çukiq dhe Markov”, themelues i së cilës është kunati i Ivo Kotevskit ish-zëdhënës i MPB-së, si dhe kompania “U Pover”, themelues i së cilës është Arijanit Xhaferi, djali i Musa Xhaferit”, shkruan Fokus.

Ndryshe, pas një skandali përgjimesh telefonike midis Musa Xhaferit dhe ish-deputetes Mehmeti, e cila në mënyrë të qetë u largua nga të gjitha aktivitetet e saja politike në Maqedoni, Musa Xhaferi po vazhdon të jetë shumë aktiv në politikëbërjen e BDI-së, madje ai përflitet edhe si një nga negociatorët kryesorë të BDI-së me partitë maqedonase.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *