Home / Kryesoret / Ndërron jetë organizatori i protestave të 1968 në Tetovë (FOTO)

Ndërron jetë organizatori i protestave të 1968 në Tetovë (FOTO)

Sot në Spitalin e Prishtinës në moshën 71 vjeçare ndërroi jetë gazetari Faik Mustafa. Mbledhja komemorative e të ndjerit do të mbahet nesër e martë, në ora 13.00, në Qendrën Kulturore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën pas namazit të Iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

 U lind më 19 maj 1945, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Tetovë, studimet në Fakultetin Filologjik- Dega e Albanologjisë i filloi në Beograd. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, detyrohet që një vit të studiojë një vit të punojë. Punoi si mësues (1964/65) në fshatin Grupçin Të Tetovës, më 1966/67 në fshatin Shipkovicë dhe 1968/69 në fshatin Sellcë të Tetovës, ku pas tre muajsh, si organizator i Demonstratave burgoset dhe dënohet me 5 vjet e gjysmë heqje lirie. Pas lirimit, vazhdoi me studimet në Prishtinë, ku punoi si gazetar në gazetën studentore “Bota e Re”, prej ku u largua nga puna nga politika e Lëvizjes Komuniste të Jugosllavisë. Më vonë punësohet në gazetën e përditshme “Rilindja”, ku edhe aty nuk e lejojnë të punojë. Gjatë viteve 1994-1998 punoi si korrespondent i “Zëri i Amerikës”. Ishte kryeredaktor i të përditshmes “Flaka” të Shkupit, dhe në fund u pensionua si drejtor i Qendrës së Kulturës në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *