Home / Kryesoret / Ndikimi negativ në opinion; Prindërit druajnë të vaksinojnë fëmijët e tyre
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-10 08:52:35Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ndikimi negativ në opinion; Prindërit druajnë të vaksinojnë fëmijët e tyre

Ndikimi negativ në opinion për pasojat e mundshme nga vaksinimi, ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të fëmijëve që vaksinohet në mënyrë të rregullt, shkruan gazeta KOHA.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Gostivar tërheqin vërejtjen që kohëve të fundit vihet re një rënie e nivelit të vaksinimit tek fëmijët. Nga atje apelojnë dhe thonë se prindërit duhet të sensibilizohen në këtë aspekt. Siç duket, qëndrimet kundër vaksinimit të shprehur në opinionin, kanë ngjallur dyshimet tek prindërit që t’i shmangen kësaj procedure e cila është e rregulluar edhe me ligj.

Dafina Bogdanovska, mjeke në shtëpinë e shëndetit në Gostivar, thotë për KOHA se prindërit duhen t’i lënë pas pasiguritë dhe frikën ndaj injeksioneve që iu bëhen fëmijëve. Vaksinimi, sipas saj është i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe efektet e vetme anësore janë skuqja dhe enjtja.

“Vaksinimi shkon mirë, mund të them vetëm mirë sepse përqindja e vaksinimit bie. Nuk e di pse po ndodh kjo propagandë nëpër rrjetet sociale por dua ta them se vaksinat janë kualitative dhe të cilësisë së lartë. Nga muaj tetor kemi filluar që të japim edhe vaksina polivalente, gjashtëvalente dhe pesëvalente të cilat janë acolare dhe japin efekte më pak të padëshirueshme, siç janë temperaturat, skuqja, e të tjera”, shprehet Dafina Bogdanovska, mjeke në shtëpinë e shëndetit në Gostivar.

Janë të shumtë prindërit që mendojnë se vaksinimi nuk i mbron fëmijët e tyre. Ata duhet të kuptojnë që në fakt vaksinat janë parandaluese. Kjo nuk do të thotë se fëmija nuk sëmuret, por e parandalon dhe mbron paraprakisht. Kështu që po të ishte shkaktare vaksina, ky raport do të shkonte paralel. Por ajo që danësore janë skuqja dhe enjtja.

“Rastet janë të shumta, kohët e fundit madje po dëgjojmë se nuk duan t’iu bëjnë asnjë vaksinë fëmijëve. Që në muajt e parë hasemi me prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijën dhe na duhet shpesh t’i marrim në telefon për t’i bindur. Vaksinimi në një anë është edhe fakultativ dhe vendosin prindërit nëse duan ta vaksinojnë fëmijën, por skepticizmi i këtyre prindërve rrezikon fëmijët e tjerë”, thotë ajo.

Indiferenca e këtyre prindërve shpesh vjen si pasojë e frikës që kanë nga përbërja e vaksinës, duke qenë se vaksina përmban merkur, ata e lidhin këtë të fundit me shkakun e autizmit. Nga studimet e shumta është vënë re se niveli i vaksinave është shumë në ulje, në vendet fqinje ashtu si dhe tek ne, ndërkohë që autizmi duhet të shkonte paralel, pra, duke rënë numri i vaksinave, duhet të binte dhe numri i fëmijëve autikë dhe në fakt shifrat janë alarmante gati 11 për qind e fëmijëve në Amerikë janë autikë.ua të theksoj është fakti se prindërit duhen t’i lënë pas pasiguritë dhe frikën ndaj injeksioneve që iu bëhen fëmijëve. Vaksinimi është i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe efektet e vetme

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *