Home / Kryesoret / Në Tetovë është e rrezikshme vozitja me biçikletë

Në Tetovë është e rrezikshme vozitja me biçikletë

Për shkak të ndotjes, në Tetovë pika kritike arrihet pas dy orë vozitje me biçikletë, shkruan Gardian.

Në më së paku 15 qytete, ndotja e ajrit u bë aq e rezikshme sa që reziku i shëndetit për vetëm 30 minuta vozitje me biçikletë i tejkalon përfitimet nga ushtrimet, sipas një hetimi të ri,

Kush thotë se ushtrimet janë të mira për ju? Vozitja me biçikletë deri në punë në disa qytete të caktuara me ndotje të lartë të ajrit mund të jetë më e rezikshme për shëndetin tuaj se sa të mos e bëni këtë, thonë hetuesit.
Në qytetet siç janë Alahabad në Indi ose Zabol në Iran, dëmi afatgjatë nga thithja e grimcave të ima pas vetëm 30minutave mund të tejkalojë përfitimet e zakonshme për shëndetin nga biçiklizmi. Në Rijad, Arabi Saudite, pika e zierjes ndodh vetëm pas 45 minutave vozitje me biçikletë. Në Delhi ose në qytetin kinez Ksingtai, banorët e kalojnë atë që hetuesit e thërrasin “pikën kritike” pas një ore.

Në Tetovë pikën kritike mund ta arrini pas dy orë vozitje me biçikletë. Ushtrimet tjera me intenzitet të njejtë si vozitja me biçikletë – siç është vrapimi i ngadalshëm – kanë efekt të ngjashëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *