Home / Lajme / Maqedoni / Negociatat mes LSDM-së dhe BDI-së afrohen kah fundi?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-17 09:26:10Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Negociatat mes LSDM-së dhe BDI-së afrohen kah fundi?

Deri në fund të javës pritet që të fitojmë një fotografi më të qartë se a egziston një përputhje mes programeve të partive, për të cilat ditëve të fundit po flitet mes ekipeve të BDI-së dhe LSDM-së, shkruan DW,
Me kujdesje dhe optimizëm burime nga të dy partitë paralajmërojnë se ditëve të ardhshëm pritet edhe finishi i fazes së parë të bisedimeve mes LSDM dhe BDI. Bëhet fjalë për fazën e cila po harmonizohen qëndrimet politike për reformat e këshilluara nga Raporti i Pribes, mandati i PSP-së dhe realizimi i marrëveshjes së Ohrit, veçanërisht në pjesën e përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas burimeve partiake, BDI mbrëmë ia dorëzoi LSDM-së mendimin e tyre për propozim ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe jo zyrtarisht, përgjigja dhe vërejtjet  do ti presë deri në fund të javës. Nëse partitë i përputhin qëndrimet për këtë çështje, më pas Ali Ahmeti do të duhet të thërras kryesinë e partisë që të vendoset për nënshkrimet e BDI-së në mënyrë që LSDM të marrë mandatin të formojë qeveri. Më pas do të kishte rrjedhë edhe afati ligjor prej 20 ditësh për formim të qeverisë, në të cilën partitë duhet të detalizohen dhe miren vesh për çështje tjera, mes të cilave dhe ndarja e posteve dhe vërtetimi i afateve në të cilat duhet të realizohen programet e premtuara.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, pardje kishin takim në të cilën është biseduar për pikat nga Deklarata e partive shqiptare dhe propozimet nga LSDM.

Vërrejtjen të cilat janë theksuar në këtë takim, më vonë ishin lëndë e debates së gjerë në nivelin e ekspertëve kushtetues, të angazhuar në përputhshmëri nga të dy palët. Me ndihmën e ekspertëve është përgatitur një version i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili mbrëmë i është dorëzuar LSDM-së.

Partitë në këtë fazë të bisedimeve janë të kujdesshëm dhe nuk zbulojnë detaje as për përmbajten e propozimeve, as për afatet se deri kur pritet vendimi. Lideri i BDI-së mbrëmë përsëriti se partia e tij nuk ngutet për sjelljen e vendimit.
“Po analizohen të gjitha punët. Mendoj se në të ardhmen do të ketë përgjigje konkrete. Këto janë çështjet të cilat flitet në suazat e partisë, por un mund t’ju bind se aty nuk ka bomba atomike. Kuptohet që po diskutohet për çështje të rëndësishme në lidhje me statusin politik dhe ligjor të shqiptarëve në Maqedoni. Ne flasim edhe me partitë tjera politike për shkakun se duhet të formojmë një mendim të përbashkët. Me zotëri Selën u takova dhe ndajtëm mendime”, deklaroi Ahmeti.

Këto shkëmbime të propozimeve mes BDI-së dhe LSDM-së po rrjedhin në periudhën kur VMRO-DPMNE po vazhdon të paralajmërojë reziqe nga injorimi i vullnetit të shumicës, ndërsa funksionarë të tyre ditëve të fundit deklarojnë se “nuk po negocionojnë me BDI-në, nuk komunikojnë, dhe nuk duan të heqin dorë nga lufta për formim të qeverisë, sepse VMRO-DPMNE e kanë këtë legjitimitet, të drejtë dhe obligim mbi qytetarët të cilët kanë votuar për partinë”.
Në anketën e fundit që u mbajt dhe u pyetën qytetarët se nëse mbahen zgjedhje të reja parlamentare për cilën parti do të votonin, 20,4 % nga të anketuarit shqiptarë janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në. Për Besën do të votonin 15% , për BDI-në 14%, për PDSH-në 10% ndërsa për Aleancën për Shqiptarët vetëm 6%.

Sipas analistëve, këto rezultate duhet të jenë një alarm i rëndësishëm për BDI-në, në lidhje me vendimet dhe politikat e ardhshme. Në analizat pyetja kryesore edhe më tej është se vallë ekziston një fenomen i ri në elektoratin shqiptar, ndonjë lloj “aventure” ose si e përjetuan këtë në disa parti shqiptare – “tradhti kombëtare”?

Sipas profesorit Artan Sadiku, zëri i shqiptarëve për partitë maqedonase mund të lexohet si vitalitet politik dhe zgjim politik, ku në momentet kyçe të historisë din se si të orientojë mbështetjen e saj.

“Duhet të shihet si zë i ndryshimit ose si përgjigje mbi mentalitetin e qeverisjes së deri tanishme. Këto zëra nuk mundemi drejt për drejtë ti interpretojmë si shprehje e altruizmit ose kthimit momental kah idetë liberale, por si shprehje të vet vitalitetit. Këtë vitalitet me kohë do të krijojë kushte të veta ku do të bisedohet për principe më liberale. Bëhet fjalë për fenomen i cili duhej të fillonte nga njëra anë. Këtë çështje të re brenda në sistem duhej të vinte si rezultat i hapit më të guximshëm të cilën shqiptarët e treguan në këtë rast. Tani shqiptarët e hodhën topin tek partitë politike maqedonase, veçanërisht tek njëra nga dy partitë kryesore, të cilat pas një kohe këtë ndryshim strukturor duhet të kodifikojnë brenda në sistem. Kjo është ndryshimi pozitiv politik e cila edhe më tej do të sjellë edhe ndryshime sistematike”, thotë Sadiku.

Sipas tij, vullneti i popullit nuk duhet të lihet pas dore dhe ata nuk duhet të trajtohen si “aventurist” ose “tradhëtar të kombit”, por si përparimtar në mendimin e kushteve politike në Maqedoni dhe si potencial i cili në të ardhmen mund të jetë më i dobishëm dhe më pozitiv.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *