Home / Shëndeti / Nëse qan fëmija pa asnjë arsye ,çka duhet bërë për ta qetësuar

Nëse qan fëmija pa asnjë arsye ,çka duhet bërë për ta qetësuar

Shumë prindër fillojnë të shqetësohen kur fëmija e tyre nuk pushon së qari pa asnjë arsye. E kanë ushqyer mirë dhe duket i shëndetshëm, por sërish nuk mund ta qetësojnë. Këta prindër nuk janë në dijeni të një prej arsyeve më të rrezikshme që shkakton të qara tek fëmija.

E vështirë ta besosh, por e qara mund të jetë shkaktuar edhe nga një qime floku në çorapin e fëmijës. Ajo mund të shtrëngojë fortë njërin gisht të këmbës së bebes, nga lëvizjet e tij të shpeshta. Kjo qime floku mund të shkaktojë dhimbje dhe ndalesë të qarkullimit të gjakut, dhe është shumë e rrezikshme nëse nuk kuptohet në kohë. Me kalimin e kohës bëhet më vështirë vërejtja e qimes për shkak të ënjtjes së gishtit të këmbës. Ky fenomen është quajtur “hair tourniquet”.

Scott dhe Jessica Walker janë prindërit më të rinj që janë përballur me këtë fenomen. Vogëlushja e tyre kishte qarë gjatë gjithë kohës, pa asnjë arsye. Jessica i heq çorapet për ta qetësuar kur sheh se njëri gisht i këmbës ishte ënjtur dhe skuqur. Pasi e kontrolloi, pa një qime përreth gishtit.

Nëse nuk do ta kishte parë në kohë, kjo situatë mund të kishte një fund të tmerrshëm.

Ky fenomen duket i rrallë, megjithatë shumë prindër në të gjithë botën përballen herë pas here me të, prandaj është mirë që ta dini edhe ju dhe të vini në dijeni edhe të tjerë./Gazeta Shendeti/

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *