Home / Kryesoret / Nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë, do të organizon protesta ekstreme drejtë destabilizimit të shtetit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-21 10:23:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë, do të organizon protesta ekstreme drejtë destabilizimit të shtetit

Pas qeverisjes shumë vjeçare nga ana e VMRO-DPMNE-së (viteve të fundit në krye me Nikolla Gruevskin) kjo parti tani më ka humbur kredibilitetin nga qytetarët e Maqedonisë, ku edhe pse fitoi në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit,  shënoi rënie tejet të madhe, shkruan Zhurnal.

Pavarsisht gjithçkaje, VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin mori mandatin për formim të qeverisë, por i njejti nuk arriti në këtë gjë, sepse edhe parnteri i tij koalicionues  shumëvjeçar Ali Ahmeti, tani më i’a ktheu shpinën.

Tani që radhën e ka LSDM të formojë qeveri, Nikolla Gruevski nuk ndalet me kërcënimet e tij nacionalistike ku thotë se do të ketë probleme nëse BDI koalicionon me LSDM-në, gjegjësisht me partinë që humbi zgjedhjet. Tani siç e dimë që BDI dhe LSDM janë në prag të formimit të qeverisë, nuk do të habitemi nëse VMRO menjëherë fillon me reagimet e tyre nacionalistike.

Këtë gjë, gjithashtu nuk e përjashton as ish shefi i diplomacisë maqedonase Denko Maleski, ku në një deklaratë të dhënë për Zhurnal tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që VMRO-DPMNE të keqpërdorë nacionalizmin, gjë e cila u bë retorikë dhe është prezente javëve të fundit.

Denko Maleski“Ajo që qytetarët e presin nga VMRO-DPMNE është që të respektojë pozitën e saj të re, dhe ajo është të shkojë në opozitë dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përsëri të tregojë qëndrimet e saja. Gjithsesi nuk duhet anashkaluar edhe opsionin tjetër të VMRO-së që të keqpërdorë nacionalizmin, retorikë e cila është më tepër prezente javëve të fundit ku vet ne jemi dëshmitarë që kemi përballje direkte të platformave nacionale edhe pse e vërteta e krizës ishte një sistem i shkatërruar politik të cilën duhej ta përmirsonim dhe kjo ishte synimi kryesor i zgjedhjeve dhe ndryshimeve, krijimi i një sistemi demokratik politik për një qeveri përgjegjëse, megjithatë u shpik dhe kjo temë dhe kam frikë që kjo temë nacionalistike të përdoret nga partia edhe më tej,  kjo do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ndodh por nuk duhet të përjashtohet kjo mundësi sepse bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit tonë politik sepse është në dyshim e ardhmja e udhëheqësve të VMRO-së kështu që nuk përjashtohet edhe kjo skenario”, deklaroi për Zhurnal ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski.

Mendim të njejtë ndau gjithashtu dhe politologu Deniz Memedi, ku në një deklaratë të dhënë për Zhurnal theksoi se reagimi i VMRO-së do të jetë i menjëhershëm ku do të vijojnë protesta masive të cilët mund të krijojnë dhe destabilitet të ri brenda shtetit.

Deniz Memedi“Nga deklaratat e krerëve të lartë të partisë dhe rrethit të ngushtë të akademikëve dhe analistëve afër DMPNE’së vetëm se duhet ti kemi të qarta veprimet të cilat do të pasojnë si rezultat i koalicionimit BDI me LSDM. Mediumet, analistët, akademikët që tani akuzojnë LSDM’në për shitje të interesave shtetërore duke dhënë hapësirë për krijim të shtetit binacional me pranimin e ligjit për gjuhën shqipe. Dhe si vazhdim i këtijë koalicionimi të mundshëm i BDI’së me LSDM me siguri do të manifestohet me protesta masive nga DPMNE të cilët munden në suaza esktreme të krijojnë edhe destabilitet të ri brenda shtetit. Ndërkohë brenda parlamentit disa here vetëm se u tha që çdo ligj i rëndësishëm që duhet të kalojë me 2/3 e votave në parlament DMPNE do ta bllokojë”, deklaroi kështu për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

Se çfarë do të ndodhë mbetet të shohim pas vendimit të BDI-së, gjegjësisht të partive shqiptare nënshkrues të platformës se çfarë do të vendosin në lidhje me koalicionimin me LSDM-në, ku siç e dimë që kjo e fundit doli me qëndrimin se do të pranojnë gjithçka që është brenda kornizave të Kushtetutës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *