Home / Shëndeti / Neuroliza – trajtimi i dhimbjeve tek sëmundjet malinje

Neuroliza – trajtimi i dhimbjeve tek sëmundjet malinje

Një nga simptomat më të zakonshme që kanë pacientët me sëmundje malinje të lokalizuar në abdomen (bark) është dhimbja e vazhdueshme dhe e padurueshme në pjesën e sipërme të barkut dhe të shpinës.

Dhimbja e cila nuk pushon, është një problem serioz dhe dëmton cilësinë e jetës tek këta pacientë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski, specialist në radiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon procedurën e neurolizës e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje malinje.

Çfarë është neuroliza?

Neuroliza ka një histori të gjatë të aplikimit e cila fillon nga viti 1914. Pleksusi Celiac apo përzierja e nervave ganglioni gjenden të fshehur në bark para aortës, nën enët e gjakut celiac dhe mbi enët e gjakut mezenterike. Me pozitën e tij anatomike është vështirë për tu trajtuar prandaj kërkon një saktësi të madhe për kryerjen e intervenimit.

Kur bëhet neuroliza?

Neuroliza bëhet në rast se pacienti ka dhimbje të vazhdueshme, e cila nuk mund të trajtohet në mënyrë tjetër. Shkaqet më të zakonshme janë pankreasi, sëmundjet  malinje të stomakut, ezofagut, origjina e të cilave vjen nga tëmthi (tubi biliar) apo nga sëmundjet malinje të cilat gjenden tek nyjet limfatike. Kjo procedurë nuk duhet të kryhet në rast se pacienti ka koagulopati jo të rregullt ose numër të reduktuar të trombocideve, për shkak të rrezikut të lartë të gjakderdhjes, si dhe në rast se pacienti ka aneurizëm të aortës apo dalje të pazakontë të aortës celiac.

Kryerja e procedurës?

Procedura kryhet me përgatitje të mëparshme të studimit anatomik të zonës në të cilën duhet bërë punktimi (shpimi),me ndihmën e tomografisë kompjuterike. Pozicioni i gjilpërës kontrollohet me anë të tomografisë kompjuterike. Zakonisht, si lëndë terapeutike për neurolizë përdoret alkoli i pastër. Gjilpëra e hollë futet apo aplikohet në zonën anatomike ndërmjet enëve të gjakut celiac , enëve mezenterike dhe para aortës.  Pacienti duhet të jetë esëll (pa ngrënë dhe pa pirë) dhe nuk duhet të marrë terapi antikoagulante. Kjo zonë mpihet (në mënyrë që të pacienti të mos ndjejë dhimbje) dhe monitorohen funksionet vitale. Ndërhyrja mund të kryhet në pjesën e parme ose të pasme të trupit. Gjilpëra mund të ndiqet me anë të filmimeve të përsëritura. Para se të aplikohet lënda terapeutike, jepet kontrast, në mënyrë që doktori të sigurohet për vendndodhjen e gjilpërës.  Më pas aplikohet nga 20-80 ml alkol i pastër. Efektin e ndërhyrjes mund ta ndjeni menjëherë.

Pas intervenimit

Pas intervenimit, pacienti duhet të qëndrojë shtrirë në shtrat 8-12 orë dhe duhet të jetë nën kontroll (monitorim) të organeve vitale dhe presionit të gjakut sepse ekziston rrezik që në rast se pacienti ngrihet, presioni i gjakut të ulet. Ndiqet edhe funksioni i zemrës dhe i frymëmarrjes.

Komplikimet

Mundësia e shfaqjes së komplikimeve është më pak se 2%. Një nga komplikimet që shfaqet më shpesh është dhimbja e përkohshme e cila mund të kontrollohet me analgjezi, ilaç i cili jepet menjëherë pas intervenimit. Gjithashtu një komplikim tjetër mund të jetë edhe rënia e presionit të gjakut.   Nëse i ndiqen avantazhet e kësaj metode, suksesi është 70-90% në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet përdorimi i lëndëve klasike për reduktimin e dhimbjeve. Vetë intervenimi është i mjaftueshëm për çlirimin nga kjo gjendje e pakëndshme, e cila ndikon në reduktimin e cilësisë së jetës. Trajtimi kryhet vetëm një herë, ndërkohë që rezultati apo efekti është i përhershëm.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *