Home / Lajme / Maqedoni / Një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA tek – EVN Maqedoni.

Një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA tek – EVN Maqedoni.

Një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA sot do të vizitojë kompaninë për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë

– EVN Maqedoni.

Duke qenë të interesuar për mirëqenien e të gjithëve në vend, Lëvizja BESA është thellë e shqetësuar për problemet që i kanë shprehur qytetarët në raport me furnizimin dhe pagesën e energjisë elektrike dhe sidomos për çmimin që ata detyrohen të paguajnë ndaj kësaj kompanie.

Për këtë arsye Lëvizja BESA, para se të përkrahë protestat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre ndaj këtij institucioni, ajo do të angazhohet në mënyrë institucionale, duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me këtë kompani dhe institucionet e tjera të këtij sektori, në gjetjen e mënyrave se si t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

Lëvizja BESA, konform platformës së saj politike dhe parimeve të përcaktuara, do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj që të jetë në shërbim të qytetarëve, që ata të kenë një jetë më cilësore, me shërbime më të mira dhe me një standard më të lartë jetësor, që do t’i bëjë ata të kenë një jetë vërtet të dinjitetshme.

Pas përfundimit të takimit në ora 14:30 përfaqësuesit e lartë të Lëvizjes BESA do japin një deklaratë për mediet. Deklarata do jepet para zyrave të EVN-së në sheshin e qytetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *