Home / Lajme / Kronika e zezë / Një gjerman humb jetën në Kodrën e Diellit

Një gjerman humb jetën në Kodrën e Diellit

Një shtetas i Gjermanisë ka humbur jetën në rrethana tani për tani të paqarta, në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një person i moshës 61 vjeçare i cili ka dalë për skijim, por në një moment është rrëzuar.

Menjëherë është njoftuar reparti policor në Kodër të Diellit, prej ku është kërkuar intervenim me helikopter, i cili ka arritur në vendngjarje, dhe ka dërguar gjermanin në spital në Shkup.

Mirëpo mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e personit.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dorëzuar për obduksion.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *