Home / Lajme / Maqedoni / Oferta për dygjuhësi e LSDM më e keqe apo më e mirë se ajo e VMRO, në varësi të burimeve të BDI-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-15 12:15:27Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Oferta për dygjuhësi e LSDM më e keqe apo më e mirë se ajo e VMRO, në varësi të burimeve të BDI-së

Sipas informacioneve jozyrtare bisedimet kanë ngecur tek dygjuhësia për shkak të dallimeve të mëdha, në varësi të asaj se si shkojnë bisedimet, edhe pse dallimet brenda BDI janë të mëdha, nga ato që janë lojal të VMRO arrijnë detaje se oferta e LSDM për dygjuhësinë është dyfish më e keqe se sa ajo e VMRO, duke mos treguar se ku është më e keqe, shkruan Zhurnal.

Ato të cilët janë për koalicion me LSDM theksojnë se bëhet fjalë për vazhdim të mandatit të PPS, integrimin e vendit në BE dhe Nato, realizimin e raportit të Pribes, cështje tjera nuk ka të hapura. Ndërkohë që në anën tjetër nga partia e Zaevit janë të bindur se dokumentin e shkruar që e kanë nisur tek Ahmeti garanton mbledhjen e shpejtë të nënshkrimeve dhe mbylljen e cështjes brenda javës.

Shumë media plasojnë lajme se çfarë në të vërtetë përmbanë garanca e LSDM-së drejtuar BDI-së,  por konsultimet ende vazhdojnë në Bashkimin Demorkatik për Integrim, dhe siç potencoi sot për Zhurnal zëdhënësi i kësaj partie është ende heret të dalim me ndonjë prononcim konkret rrethë kësaj garance.

Shkurt, saktësisht mund të flitet vetëm atëher kur kjo letër do të delë para opinionit dhe të shifet qartë se çfarë në të vërtetë përmban dhe më pastaj të vlersohet se a është ofertë e mirë për shqiptarët apo jo.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *