Home / Lajme / Botë / Oficerët francezë e përdhunojnë të riun zezak me shkop policie (Video +18)N

Oficerët francezë e përdhunojnë të riun zezak me shkop policie (Video +18)N

Një i ri zezak, i cili u përdhunua nga policët në Francë ditën e enjte, tani ka publikuar pamje të rënda nga incidenti.

Të enjten, 22-vjeçari i quajtur Theo, u shtrua në spital për shkak të një “çarje të thellë anale”, pasi që ishte sulmuar seksualisht me një shkop policie nga oficerët francezë gjatë arrestimit, transmeton Express.

Që atëherë, nëpër disa rrethina të Parisit janë duke u mbajtur protesta të dhunës.

Gjatë një interviste me avokatin e vet, Theo pohoi se katër oficerë iu kishin afruar për ta kontrolluar.

E gjerat ishin përkeqësuar kur oficerët kishin filluar ta godisnin atë, po ashtu duke bërë komente raciste.

Theo ka pohuar se oficerët e kanë përdhunuar me shkop policie gjatë incidentit, i cili është kapur në kamera.

Një oficer edhe formalisht akuzohet për përdhunim, ndërsa tre të tjerë për sulm të rëndë ndaj të riut zezak./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *