Home / Lajme / Maqedoni / Oliver Spasovski bëhet gati për garën e zgjedhjeve lokale në Kumanovë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-06 21:09:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Oliver Spasovski bëhet gati për garën e zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Ndonëse zgjedhjet lokale kanë edhe pak kohë të mbahen, edhe pse është në pikëpyetje se si do të realizohen ato nëse deri në një afat të caktuar nuk bëhet qeveria, mirëpo nëse ato mbahen në kohë sipas afatit të paraparë, tashmë kanë dalë në dritë kandidatët potencial të cilët kanë shprehur ambiciet e tyre për të qenë të parët e komunave, shkruan Zhurnal.

Sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal mëson se ish ministri i punëve të brendshme nga rradhët e LSDM në qeverinë teknike Oliver Spasovski i cili njëherit ishte bartës liste në njësinë e II zgjedhore tashmë edhe deputet, pritet që të jetë kandidati për kryetar komune i LSDM në Kumanovë.

Kjo, për faktin se atij i siguron një mandat të sigurtë 4 vjecarë, përkundër asaj se pozita e një ministri apo deputeti nuk i siguron komoditet 4 vjecar për faktin se edhe nëse bëhet një shumicë parlamentare ajo mund të jetë e brishtë e jo afatgjate, kështu që Spasovski ka vendosur të sfidojë veten për kreun e komunës së Kumanovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *