Home / Lajme / Rajon / Opozita nis bojkotin e Kuvendit, Basha urdhër deputetëve të braktisin ligjet dhe të përgatiten për protestën e 18 Shkurtit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 08:22:18Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Opozita nis bojkotin e Kuvendit, Basha urdhër deputetëve të braktisin ligjet dhe të përgatiten për protestën e 18 Shkurtit

Opozita nis bojkotin e Kuvendit. Ky ka qenë vendimi që ka marrë dje grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Nisur nga dita e sotme, deputetët demokratë nuk do të jenë të pranishëm në të gjitha mbledhjet e komisioneve parlamentare, ku paraprakisht diskutohen projektligjet apo marrëveshjet që më pas kalojnë për votim në Parlament.

Burime të gazetës kanë bërë me dije se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka dhënë urdhër deputetëve që të braktisin mbledhjet e komisioneve kur nuk do të ketë tema apo projektligje të rëndësishme për t’u diskutuar. Deputetët demokratë do të jenë të pranishëm ndërkohë në komisionet hetimore, dy prej të cilave janë të ngritura nga vetë ata, ai për pajisjen përgjuese IMSI Catcher dhe komisioni CEZ për zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve me kompaninë çeke.

Burime nga grupi parlamentar i PD kanë bërë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve që të jenë më të angazhuar në takimet me qytetarët për protestën që do të zhvillohet më 18 shkurt. Siç është bërë me dije, Basha ka dhënë urdhër që deputetët të organizohen që të ketë një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ditën e protestës. Deputetët duhet të intensifikojnë takimet me strukturat e zonave të tyre zgjedhore dhe takimet me qytetarët, për t’i bindur që të dalin në protestën e thirrur nga opozita. Sipas urdhrit të Bashës nuk do të ketë braktisje të Parlamentit. Deputetët e opozitës do të jenë në çdo seancë për të folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira. Mesa duket për kryetarin e opozitës, protesta është më e rëndësishme sa se diskutimet e ligjeve në komisionet parlamentare.

Takimet e Bashës

Nuk do të jenë vetëm deputetët ata që do të jenë të angazhuar për të mbledhur njerëz në shesh ditën e 18 shkurtit. Vetë kryetarit Basha prej dy ditësh ka nisur një tur takimesh për t’i ndërgjegjësuar qytetarët për problemet dhe t’u bëjë thirrje që të dalin në protestë. Kryedemokrati Basha dje ka pasur takime me banorë të zonës së Kamzës. Basha po ashtu vizitoi edhe disa familje në nevojë. Gjatë këtyre takimeve u nënkuptua që protestat do të vijojnë edhe pas 18 shkurtit, ndërkohë Basha artikulon çdo herë e më shumë protestën që po zhvillohet në Rumani prej më shumë se 4 ditësh. “Janë braktisur pensionistët, familjet në nevojë dhe të pamundurit dhe një grup njerëzish janë pasuruar. Thirrja ime është të ngrihemi bashkë në shembullin e kombeve të civilizuara si Maqedonia dhe Rumania t’i japim qeverinë shqiptarëve”, theksoi Basha dje. Në vijim, kryedemokrati Basha paralajmëroi se protesta e 18 shkurtit do të pasohet nga të tjera, ndërsa u shpreh se qytetarët duhet të mblidhen për të rrëzuar qeverinë. “Mos prisni asgjë të mirë nga kjo qeveri. Ndaj e kanë lidhur fatin me kriminelët dhe korrupsionin. Do i japim fund politikës që gënjen. Më 18 shkurt do kthejmë qeverisjen tek qytetarët. Qytetarët do mblidhen për të rrëzuar qeverinë e kriminalizuar. Më 18 shkurt lëvizja që nisim bashkë do jetë e pakthyeshme”, tha Basha.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *