Home / Kryesoret / Pacientët në spitalin e Shkupit barten në duar (Video)

Pacientët në spitalin e Shkupit barten në duar (Video)

Radhë pacientësh presin të pranohen në kontrolle në Kliniken Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohrit. Disa prej tyre janë dërguar në repartin për sëmundje kirurgjike në spitalin ,,8 Shtatori”.

Mjekët në spitalin e Qytetit kryesisht merren me raste emergjente, për arsye se në ndërtesën e spitalit disa pjesë po riparohen.

Ne spitalin e Qytetit kushtet për punë kurrë s’kanë qenë ideale, por tani punët kanë ardhur deri aty saqë personeli mjekësor detyrohet t’i bartë pacientët në duar, përcjell Gazeta Express.

Problemi u shfaq para 5 ditëve, kur ashensori i ndërtesës u prish.

Drejtoresha Jasminka Çabukovska-Radullovska, thotë se po punohet për rregullimin e ashensorit te vjetër, raporton tv21.tv.

“Në fazë të rekonstrumit është ashensori i vjetër si dhe montimi i një ashensori të ri. Për këtë arsye, ashensori i vjetër nuk është në funksion shkaku se presim te instalohet ashensor i ri. Për momentin rastet emergjente barten nëpër shkallë. Ne i kemi shërbimet që bëjë bartjen e pacientëve”, tha ajo.

Reparti i kirurgjisë abdominale dhe ai i fëmijëve punojnë me kapacitete te reduktuara. Kur të zhvillohen punët përfundimtare të rikonstruimit, pritet që spitali të mbyllet plotësisht.

Deri në fund te vitit spitali i Qytetit pritet te merr pamje te re. Do te restaurohen dhomat, korridoret dhe sallat operative. Ky është rekonstruimi i dyte i spitalit në 80 vitet e fundit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *